Para 58 vjetësh, konkretisht më 13 janar 1966, presidenti i SHBA-së Lyndon Johonson, emëroi afro-amerikanin e parë amerikan në kabinet.
Me rastin e emërimit të Robert C. Weaver-it në kabinet, presidenti Johonson e përshkroi ekonomistin e universitetit Harvard si njeriun më të përshtatshëm për të drejtuar Departamentin e Strehimit dhe Zhvillimit Urban.
Senati i Shteteve të Bashkuara, miratoi njëzëri emërimin në këtë post të Robert Weaver-it, i cili ishte nipi i një ish-skllavi dhe i biri i një punonjësi poste.
Profesor Weaver mori doktoratën në ekonomi nga universiteti Harvard, ku dha mësime deri në vitin 1934, kur hyri në shërbimin qeveritar gjatë administratës së presidentit Franklin Roosevelt.