Ballina Rajoni Mblidhte të dhëna politike, vihet në pranga nga autoritetet serbe një spiun,...

Mblidhte të dhëna politike, vihet në pranga nga autoritetet serbe një spiun, ja për çfarë dyshohet

92
0

Anëtarët e Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) kanë zbuluar dhe shkatërruar një tjetër rrjet spiunazhi në territorin e Serbisë, sipas mediave serbe.

Sipas asaj që shkruajnë mediat serbe dyshohet se personi i arrestuar është bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë.

Mediat e Kosovës shkruajnë se i autori vendosi kontakte me strukturën e sigurisë që funksionon nën autoritetin e institucioneve të përkohshme të Prishtinës, “Agjencia e Inteligjencës së Kosovës”, dhe ishte i angazhuar në mbledhjen e të dhënave politike, të sigurisë dhe ekonomisë në Serbi Dyshohet se ka mbledhur informacione për pjesëtarë individualë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë, ku ka ndikuar në situatën në veri të Kosovës.

Autoritetet serbe pretendojnë se i arrestuari ka filmuar lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës, në radhë të parë të njësive të Ushtrisë Serbe.  Synimi i tij ishte të mblidhte sa më shumë materiale video që t’ia dorëzonte shërbimit inteligjent të Shqipërisë, shkruajnë më tej mediat serbe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu