Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë vizitës në kujdestarinë e Qendrës operative të agjencisë ushtarake të sigurisë theksoi se “Turqia vazhdon të armatos Ushtrinë e Kosovës”, duke përmendur dërgimin e dron-vrasëve, krahas atyre artiljerike dhe raketor, shkruan “Novosti” .
“Ka paralajmërime të pakonfirmuara për vazhdimin e armatosjes së Ushtrisë së Kosovës, këto janë informata nga shërbimet tona informative se po përgatitet pajisje nga Turqia në sistemet kundër-ajrore, dron-vrasës , dron artilerie dhe raketor edhe mjete të blinduara” – ka thënë Vuçiç.
Vuçiç ka folur rreth asaj se ushtria e Kosovës po forcohet edhe ka rritur buxhetin e saj edhe pse sipas drejtës ndërkombëtare nuk ka bazë dhe nuk duhen të ekzistoj fare.
“Prishtina ka buxhetin më të shpejtë zhvillimi të Ushtrisë edhe Policisë që nuk guxojnë të ekzistojnë sipas drejtës ndërkombëtare, në 4 vitet e fundit buxheti u shtua dyfish. FSK po transformohet në ushtri nën mentorimin e ShBA-ve dhe duhet të arrij numrin 5 mijë e 500 trupa aktive dhe 20 mijë trupa rezervë për çka po shqyrtohet edhe vendosja e shërbimit të obliguar ushtarak. Këto forca ushtarake deri 2027 duhet të pajisen me 350 automjete të blinduara, helikopter, raketa kundër-blind, minahedhës vetëlëvizës, raketa-hedhës, dron-vrasës (kiler) dhe dron kamikazë..ndërsa tregun furnizues sigurohet nga ShBA, Turqia dhe Gjermanisë” – tha presidenti.