Ballina Politika Parlamenti i flakadanëve? Felaj e prerë me opozitën: Nuk dialogohet nga frëngjitë!

Parlamenti i flakadanëve? Felaj e prerë me opozitën: Nuk dialogohet nga frëngjitë!

89
0

Partia Socialiste nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë negociatë apo kompromis me opozitën në parlament për komisionet hetimore, që përbën një nga arsyet kryesore pse opozita ka ndërmend të vazhdojë protestat për të bërë të pamundur një jetë normale parlamentare. “Komisioni Europian ka kërkuar dialog brenda parlamentit, por unë nuk e kuptoj si një ftesë ndaj maxhorancës, por si ftesë ndaj palëve. Dhe palët duhet të pozicionohen në mënyrë të tillë që të vendosen në kushte dialogu. Por dialog nga frëngjitë dhe istikami nuk besoj se bëhet”- tha në një intervistë për emisioinin “Pa Censurë”, nënkryetarja socialiste e Kuvendit, Ermonela Felaj.

Ajo nuk pranoi argumentat se ndryshimet e fundit në ligjin për komisionet hetimore kufizojnë të drejtat e opozitës për kontrollin parlamentar. Në këtë logjikë, zonja Felaj nuk pret nga Presidenti që ta kthejë ligjin për shkelje kushtetuese, siç i ka këkruar opozita. “nuk kam asnjë dyshim për atë ligj, sepse nuk ka asnjë moment aty që ta bëjë ligjin antikushtetues. Jam 100% e sigurtë për përmbajtjen e ligjit dhe nuk pres që të ketë surpriza nga Presidenti”- u shpreh zonja Felaj.

Dhe nëse Presidenti e kthen ligjin në Parlament, a është e gatshme PS të bisedojë me opozitën për gjetjen  enjë konsensusi? Ermobela Felaj ndoqi vijën institucionale për të dhënë një përgjigje. “Ky ligj, si çdo ligj tjetër, do të kalojë atë filtër që përcakton Kushtetuta dhe këtu PS nuk ka si të vendosë pengesë ndaj Presidentit, Gjykatës Kushtetuese dhe kujtdo tjetër”- theksoi Ermonela Felaj. Nënkryetarja e Kuvendit tha se nuk kishte dijeni për një informacion sipas të cilit Departamenti I Shtetit i ka shprehur rezerva autoriteteve më të larta qeveriëse për ndryshimet në ligjin për komsionet hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu