Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qendër të Athinë, ku është ekzekutuar me 80 plumba një mafioz 44-vjeçar. Dyshohet se vrasja e Vangjelis Zabunis mund të ketë ndodhur për larje hesapesh.
Pak pas orës 02:00, autorët i janë afruar makinës së 44-vjeçarit, e cila ishte e parkuar përballë karburantit në pronësi të tij, në kryqëzimin e rrugëve Frantzis dhe Ilias Ilios dhe e kanë qëlluar me kallashnikov. 44-vjeçari ra i vdekur në tokë, ndërsa makina e tij u bë shoshë nga të shtënat, raporton Protothema.
Sipas informacioneve, në xhipin e përdorur nga autorët kanë qenë të paktën tre persona, ndërsa në vendin e ekzekutimit policia ka gjetur 81 gëzhoja.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm, policia gjeti makinën e autorëve të cilënn e dogjën në Avenue Athinë për të mbuluar gjurmët dhe u zhdukën.
Policia materiale nga kamerat e sigurisë që kanë regjistruar momentin e ekzekutimit, si dhe lëvizjet e autorëve para dhe pas vrasjes, ndërsa ka marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit një taksist, i cili në atë moment ndodhej në pikën e karburantit.
Viktima ishte i njohur për autoritetet, pasi në vitin 2018 kishte qenë shënjestër e një sulmi të armatosur pranë portit të Pireut. Më pas ai ka shpëtuar, pasi i është dhënë ndihmën e parë. Ai akuzohet për vrasjen e disa personave.
Po ashtu, ai akuzohej si ekzekutori i bandës së vëllezërve Vlastos, të vrarë njëri një burg dhe tjetri me atentat të ngjashëm me këtë të sotmin. Zabunis tentoi ti bënte atentat gjykatëses që po gjykonte vllezërit Vlastos në 2012 por ngjarja u shmang falë ndërhyrjes së policisë.