Ballina Kronika Fshihej në një dhomë të nëndheshme, kapet 52-vjeçari në Krujë! Në kërkim...

Fshihej në një dhomë të nëndheshme, kapet 52-vjeçari në Krujë! Në kërkim për kultivim droge

88
0

Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim, prej më shumë se 3 vitesh fshihej në një dhomë të nëndheshme në banesën e tij Në Nikël të Fushë Krujës. Për t’i shpëtuar policisë, ai kishte përshtatur këtë dhomë të nëndheshme, por kjo skemë është zbuluar nga policia.

52-vjeçari Ilir Krojë, ka rënë në pranga, ndërsa rezulton i dënuar 8 vjet, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vitin 2020 ka 200 kultivuar bimë në Njësinë Administrative Nikël.

Njoftimi i plotë

Krujë/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kishte përshtatur një vend të fshehtë, në banesën e tij, për tu strehuar, ndërkohë që ishte në kërkim nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 52-vjeçari.

52-vjeçari i dënuar me 8 vjet burgim për kultivim bimësh narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të operacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të marra se në Nikël, një shtetas i kërkuar nga Policia, strehohej në një ambient të cilin e kishte impovizuar për tu fshehur, në banesën e tij, menjëherë kanë organizuar punën, dhe kanë ushtruar kontroll në adresën e dhënë.

Si rezultat u kap dhe vu në pranga shtetasi Ilir Krojë, 52 vjeç, banues në Nikël.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar poshtë mobiljeve të kuzhinës, një derë me shkallë zbritëse në një dhomë të nëndheshme, të cilën 52-vjeçari i ndaluar, e përdorte për tu fshehur nga policia.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vitin 2020 ka 200 kultivuar bimë në Njësinë Administrative Nikël.

Operacioni “Sundimi i ligjit” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu