Ballina Politika Presor Mondi mendohet gjatë dhe i bie shkurt: Më mirë bashkohemi me...

Presor Mondi mendohet gjatë dhe i bie shkurt: Më mirë bashkohemi me Edi Ramën dhe Taulant Ballën se sa me Lul Bashën

53
0

Në këtë periudhë intesive për “revolucionin”, presor Mondit i ka rënë për pjesë të jetë një ndër ideologët e rëndësishëm të lëvizjes.

Edhe pse nuk ka ‘ceduar’ asnjëherë në jetën e tij politike përsa i përket mësimeve dhe zbatimeve të urdhëresave të Doktorit, presor Mondi të vetmin ‘gabim’ ideologjik që bëri ishte kur më 31 dhjetor 2023, dy orë pas GJKKO-ja kishte dhënë masën e arrestit ndaj Berishës, uroi Viti e Ri në facebbok.

Me sa duket, tekja e rakisë që kishte konsumuar një natë më parë, e kishte vënë në gjumë të thellë dhe nuk e kishte marrë vesh ende se çfarë kishte ndodhur.

Gjithsesi, presor Mondi reflektoi dhe urimin nuk e la më shumë se sa dhjetë minuta. Më pas e fshiu dhe vendosi një nga ato statuset e frikshme të tij që bëjnë të dridhet edhe vetë Edi Ramën në këto raste.

Pas asaj dite, presor Mondi u betua se do ta shlyente gabimin dhe, siç ka porositur doktor Muli, nuk ka shlyerje më të mirë në kësi rastesh se sa tregimi i muskujve ndaj Lul Bravës.

Pasi u mendua për dy javë me radhë mirë, thellë dhe gjatë, presor Mondi doli një ditë më parë në televizor dhe i ra shkurt:

“Më mirë bashkohemi me Edi Ramën dhe Taulant Ballën se sa me Lulzim Bashën.” – u shpreh tërë seriozitet dhe me trikon leshi veshur presor Mondi.

Madje, sipas porosive të doktor Mulit, ky duhet të ishte lajtmotiv i këtyre ditëve për të bindur militantët se nuk do ishte e largët dita e fitores së pushtetit.

Sa të lodhen gjatë duke bërë opozitë dhe duke i rënë Edi Ramës, nga sot e tutje do t’i bien për shkurt: do godasin Lulzim Bashës për të ardhur në pushtet me Edi Ramën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu