U mbyll në barazim pa gola sfida mes Laçit dhe Erzenit, e vlefshme për javën e 19-të në Superiore.
Kurbinasit kaluan na avantazh me Myrtajn në minutën e 22-të, por VAR prishi festën, duke e anuluar golin për pozicion jashtë loje.
Nga minuta e 59-të, Laçi luajti me 10 lojtarë, për shkak se Da Silva u ndëshkua me karton të kuq, por Erzeni nuk ia doli të shfrytëzojë superioritetin numerik, për të marrë fitoren.
Kjo është barazimi i pestë radhazi mes këtyre skuadrave në Superiore. Sa i përket renditjes, Erzeni mban vendin e tetë me 22 pikë, po aq sa edhe Laçi i vendit të gjashtë.