Ballina Sport Milani prezanton mbrojtësin e ri, Terraçano: Dua të bëj historinë, jam këtu...

Milani prezanton mbrojtësin e ri, Terraçano: Dua të bëj historinë, jam këtu prej idhujve Nesta dhe Maldini

25
0

Filipo Terraçano është goditja e parë e Milanit për këtë merkato dimri, me mbrojtësin e ardhur nga Verona që dje është prezantuar zyrtarisht përpara medias.

Futbollisti 20-vjeçar ka zgjedhur numrin 38 për aventurën e tij të re dhe ka firmosur për 4 vite e gjysmë (skadenca qershor 2028) dhe do të fitojë 800 mijë euro në sezon.

“Në fillim doja të falënderoja Veronën, qytetin, tifozët, shokët e skuadrës dhe të gjithë trajnerët që kam pasur. Në veçanti Juriçin, ai që më besoi i pari dhe më shumë se kushdo tjetër. Por në të njëjtën kohë jam i lumtur që vij te Milani, një skuadër madhështore, në të cilën dua që të mësoj sa më shumë. Në të njëjtën kohë, jam në klubin ku kanë luajtur dy frymëzimet e mia më të mëdha, Paolo Maldini dhe Alesandro Nesta. Jam rritur dhe kam ëndërruar së bëri futbollistin duke parë videot e tyre dhe mendoj se këtu do të më ndihmojnë të gjithë që të përmirësohem edhe më.

Si më priti Pioli? Trajnerin e njihja edhe më parë, duke qenë se ai ka luajtur futboll me babain tim dhe ka pasur raste që të takohemi, por kjo nuk do të thotë se do të më falë diçka. Përkundrazi, jam këtu për të shkruar emrin tim në historinë e Milanit. Dhe që ta dini, këtu nuk jam kalimthi. Përkundrazi, dua që të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur. Ky është objektivi që i kam vendosur vetes!” përfundoi Terraçano.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu