Një grup prej tre të rinjsh trafikon drogë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Për të sjellë kanabisin në Shqipëri, tre të rinjtë përdoronin dërgesat përmes postës. Siç shihet edhe në pamje, droga është e paketuar në kutit e shërbimit postar dhe e ndarë në pako.
Për këtë skemë të trafikut të drogës janë vënë në pranga dy të rinj, një 23-vjeçar dhe një 16-vjeçar. Ndërsa, policia ka shpallur në kërkim një 23-vjeçar.
Njoftimi i plotë
Tiranë/ Finalizohet pas një pune hetimore disamujore, operacioni policor i koduar “Çikago”.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Trafikonin lëndë narkotike canabis sattiva, nga ShBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar, vihen në pranga dy shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Sekuestrohen 5 kg cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000, euro nqs do të shitej te përdoruesit, e ndarë në pako, 5 aparate celulare, 8000 euro, dhe shuma të tjera parash.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Çikago”.
Si rezultat u godit një grup që trafikonte lëndë narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit ppstar, dhe u vu në pranga shtetasi G. D., 23 vjeç, dhe një 16-vjeçar. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. K., 23 vjeç.
Tre shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.
Në cilësi e provës materiale u sekuestruan 5 kg cannabis sativa me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000 euro nqs do të shitej te përdoruesit, 5 aparate celulare, 8000 euro dhe shuma të tjera parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.