Ballina Bota Protestuesit pro Palestinës ‘rrethojnë’ Shtëpinë e Bardhë

Protestuesit pro Palestinës ‘rrethojnë’ Shtëpinë e Bardhë

55
0

Vijojnë protestat në mbështetje të Palestinës në të gjithë botën, kjo edhe për shkak të dhunës ekstreme nga ushtria izraelite ndaj popullit palestinez në Gaza.

Qindra protestues pro Gazës u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë pas protestës së madhe që u zhvillua pasditen e së shtunës në Uashington.

Dhjetëra flamuj palestinezë u valëviten jashtë rezidencës së presidentit amerikan, me pjesëmarrësit që bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe kalimin e ndihmave për civilët.

Një protestë e ngjashme, u mbajt dhe në rrugët e Londrës, e cila u shoqërua nën masa shumë të rrepta sigurie. Sipas organizatorëve, më shumë se 200 mijë persona u mblodhën në kryeqytetin britanik me apelin e vetëm “Palestina e Lirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu