Ballina Kronika Sherr me grushta dhe thika në Elbasan, dyshohet se një 26-vjeçar…

Sherr me grushta dhe thika në Elbasan, dyshohet se një 26-vjeçar…

37
0

Ka rënë në prangat e policisë një 26-vjeçar i identifikuar si Denis Bardhi, pas një konflikti të çastit me një 63-vjeçar, e ka goditur atë me grushte dhe e ka kanosur me mjet prerës.

Policia e Elbasanit njofton se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet 2 shtetasve, në lagjen “Haxhias”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit përgjegjës.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, të kryer në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti dhe u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 26 vjeç, banues në Elbasan.

26-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me shtetasin P. S., 63 vjeç, e ka goditur atë me grushte dhe e ka kanosur me mjet prerës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu