Ballina Politika Alibeaj zbardh takimin me përfaqësuesen e Prezencës së OSBE në Shqipëri: Për...

Alibeaj zbardh takimin me përfaqësuesen e Prezencës së OSBE në Shqipëri: Për PD, Reforma Zgjedhore prioritet kryesor

86
0

Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e Prezencës së OSBE-së Clarisse Pasztory së bashku me një delegacion, për të bashkëbiseduar mbi procesin e kësaj reforme.

Aliebaj, shprehet se i ka siguruar Pasztoryt se për Partinë Demokratike të Shqipërisë, Reforma Zgjedhore përbën prioritetin kryesor i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent për shqiptarët.

Kujtojmë se po ashtu takim me Pasztoryn ka zhvilluar dhe bashkëkryetari tjetër i të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri i PS-së.

Postimi i Enkelejd Alibeajt:

Sot pata kënaqësinë të mirëprisja në një takim Ambasadoren në Detyrë të Prezencës së OSBE/ODIHR në Shqipëri Znj. Clarisse Pasztory sëbashku me një delegacion, për të bashkëbiseduar mbi procesin e Reformës Zgjedhore, i cili mbetet jetik për demokracinë e vendit.

Në cilësinë e bashkë-kryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore i shpreha konsideratën për mbështetjen permanente të Prezencës së OSBE në Shqipëri mbi procesin e Reformës Zgjedhore, në përputhje me frymën e parimeve kushtetuese, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Po ashtu, i sigurova se për Partinë Demokratike të Shqipërisë, Reforma Zgjedhore përbën prioritetin kryesor i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent për shqiptarët, në mënyrë që t’i garantohet qytetarëve shqiptarë një proces zgjedhor i lirë dhe i drejtë, nëpërmjet listave të hapura, një zonë kombëtare zgjedhore, votim për qytetarët shqiptarë në diasporë dhe proces votimi dhe numërimi elektronik.

Gjithashtu e falenderova Znj. Pasztory për konsistencën në mbështetjen e vazhdueshme të Prezencës së OSBE në Shqipëri mbi Reformën Zgjedhore dhe për ofrimin e vyer të asistencës teknike në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu