Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e deputetëve Gazment Bardhi dhe Flamur Noka pas seancës së ditës së hënë (15 janar) ku ndezën zhurmuese në sesionin e ri parlamentar duke pamundësuar zhvillimin normal të rendit të ditës dhe u bënë shkak për anulimin e fjalës së presidentit Bajram Begaj.
Në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar ku u miratuan ndryshimet në qeveri, ishin të pranishëm edhe disa prej ambasadorëve të huaj në vend.