Ballina Bota ​Të paktën 10 të vdekur nga shpërthimi në Tajlandë

​Të paktën 10 të vdekur nga shpërthimi në Tajlandë

77
0

Të paktën 10 persona kanë vdekur pas një shpërthimi në një depo fishekzjarrësh në Tajlandën qendrore, sipas zyrtarëve.

Nuk dihet menjëherë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, i cili ndodhi rreth orës 16:00 sipas orës lokale të mërkurën në provincën Suphan Buri, në veri të kryeqytetit të Tajlandës Bangkok, tha policia lokale.

“Ne vlerësuam se ka rreth 10 vdekje, ne ende po hetojmë shkakun dhe numrin e saktë të viktimave,” tha koloneli i policisë Peerapoj Rawangbarn për CNN.

Policia tha se zjarri rreth zonës tani ishte shuar dhe se punëtorët e shpëtimit dhe oficerët e mjekësisë ligjore po punonin për të tërhequr mbetjet njerëzore nga/dhe rreth fabrikës së shkatërruar.

Aksidentet e fishekzjarrëve nuk janë të rralla në Tajlandë. Të paktën 12 persona u vranë dhe 121 u plagosën në një shpërthim në korrik të vitit të kaluar në një magazinë fishekzjarrësh në fshatin jugor Mu No. Më shumë se 100 shtëpi u dëmtuan në shpërthim. /CNN

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu