Ballina Kronika E përndiqte në rrjetet sociale, e reja kallëzon të 33-vjeçarin në policinë...

E përndiqte në rrjetet sociale, e reja kallëzon të 33-vjeçarin në policinë e Vlorës

266
0

Një 21-vjeçare ka kallëzuar në polici se një i ri e ka përndjekur dhe i hapte profile të rreme në rrjetet sociale.

Ngjarja është regjistruar në Vlorë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Vlorë ndaluan shtetasin B. K., 33 vjeç, banues në Orikum, pasi ka bërë kallëzim një 21-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur dhe ka hapur llogari në rrjetet sociale, me të dhënat e saj.”, thuhet në njoftimin e policisë.