Ballina Kronika Kërkonte shuma marramendëse për t’i siguruar dokumente angleze, e pëson keq mashtruesi

Kërkonte shuma marramendëse për t’i siguruar dokumente angleze, e pëson keq mashtruesi

243
0

Një person është ndaluar pasi është denoncuar nga disa qytetarë se ai u ka marrë përmes mashtrimit shuma parash me pretendimin se do t’u siguronte dokumente për në Angli.

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë njofton se personi me iniciale M.N është ndaluar pas denoncimit në një emision investigativ.

Shtetasi M. N. dyshohet se i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 30.000 pound një qytetari. Po ashtu, pas denoncimit një tjetër qytetar me banim në Angli ka dërguar sms duke denoncuar një rast tjetër mashtrimi, ku rezultoi se këtij shtetasi me të njëjtën skemë i janë marrë 10.000 pound.

Prokuroria thotë se “u administruan pamjet filmike, u kontaktuan qytetarët duke marrë kallëzimet përkatëse dhe u ndalua shtetasi, M. N., si person i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Ndihma për Kalim të paligjshëm të kufijëve” parashikuar nga neni 143/3 dhe 298/3 i K.Penal”.