Ballina Sport I shpëtoi arbitrit, por jo kamerave

I shpëtoi arbitrit, por jo kamerave

54
0

Një gjest që i ka shpëtuar arbitrit, por jo telekamerave.

Gjatë ndeshjes mes Roma-s dhe Inter-it, e fituar 4-2 nga skuadra e Inzaghi-t, Francesco Acerbi u ka treguar gishtin e mesit tifozëve vendas.

E ka bërë pak momente pas golit të tij, ai me kokë i vlefshëm për avantazhin 1-0 të zikaltërve.

Gol i quajtur i vlefshëm pas disa minutash kontroll te VAR-it nga ana e arbitrit Guida.

Një gjest i drejtuar nga tifozeria e Roma-s që, me shumë mundësi, e kishte vënë në shënjestër për të kaluarën e tij te Lazio. Acerbi ka veshur fanellën e bardhekaltërve nga 2018-ta në 2022-shin.

Një sjellje, e tija, shumë e dukshme, me shikimin e drejtuar nga sektori që i drejtori gishtin e mesit.