Ballina Sport Skënderbeu tërbon Erzenin dhe e mposht 0-3, Laçi dhe Dinamo barazojnë 1-1...

Skënderbeu tërbon Erzenin dhe e mposht 0-3, Laçi dhe Dinamo barazojnë 1-1 në Superligë!

56
0

Superliga shqiptare vijon sot me tre ndeshjet e radhës për raundin e 24-t. Duke nisur nga 13:30 këtë të shtunë u luajtën dy duele. Erzeni humbi 0-3 nga Skënderbeu, ndërsa Laçi dhe Dinamo barazuan 1-1.

Në stadiumin e Rrogozhinës, Erzeni që luan si vendas nuk pati asnjë shans dhe humbi 0-3 me Skënderbeun. Korçarët e Gvozdenovic shënuan që pas tre minutave lojë me Franklin, para se Nikaj të dyfishonte në të shtatën minutë nga penalltia.

Në pjesën e parë Erzeni gaboi me Kahrimanovic, që shpërdoroi nga penalltia. Ishte Alia që kuptoi krahun dhe priti 11 metërshin. Sërish Nikaj për korçarët “vulosi” gjithçka në të 76 minutë me golin e tretë.

Në Kurbin, Laçi dhe Dinamo barazuan 1-1. Të parët në avantazh ishin Blutë e Mehmetit që shënuan me Denisson Silva. Ishte Klinti Qato në pjesën e dytë që vendosi ekuilibrat në të 72 minutë me një kryevepër nga jashtë zone.

Kujtojmë se dje Teuta mundi 1-0 Kukësin, ndërsa Partizani fitoi 2-1 derbin me Tiranën në “Air Albania”.

Superliga, java 24:

E premte

Teuta 1-0 Kukësi

Partizani 2-1 Tirana

E shtunë

Erzeni 0-3 Skënderbeu

Laçi 1-1 Dinamo

17:00 Vllaznia – Egnatia