Ballina Aktualitet Erzen Breçani përfundon në Spitalin e Burgut, zbardhen dyshimet e para

Erzen Breçani përfundon në Spitalin e Burgut, zbardhen dyshimet e para

46
0

Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, është transportuar nga paraburgimi, në ambientet e spitalit të Burgut.

Burime thanë se Breçani vuan nga klaustrofobia, frika nga vendet e mbyllura, një fakt që e ka deklaruar më herët.

Nga ana tjetër, Erzen Breçani, ka kërkuar zëvendësim mase dhe informacion nga SPAK në çfarë pike janë hetimet.

Breçani u arrestua nëntorin e kaluar me akuzat e pastrimit të parave dhe përkrahje te autorit të krimit.