Ballina Kronika 6 shoferë të arrestuar dhe mbi 1500 gjoba gjatë muajit shkurt në...

6 shoferë të arrestuar dhe mbi 1500 gjoba gjatë muajit shkurt në Gjirokastër

208
0

Policia Rrugore e Gjirokastrës njofton se gjatë muajit shkurt, në kuadër të kontrolleve për rritjen e sigurisë rrugore, janë arrestuar gjashtë drejtues mjetesh, si dhe janë vendosur 1579 gjoba.

“Policia Rrugore e Gjirokastrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë muajit shkurt 2024, janë vënë në pranga 6 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, janë proceduar në gjendje të lirë 3 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit, si dhe janë pezulluar 13 leje drejtimi”, bën të ditur Policia Rrugore e Gjirokastrës.

“Kontrollet e shërbimeve të Policisë Rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllime: parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse.

Në këtë kuadër, gjatë muajit shkurt, janë ndëshkuar administrativisht 1,579 drejtues mjetesh, ndarë në: 369 drejtues mjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtrim me sinjalistikën rrugore; 292 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara; 129 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 492 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara; 297 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor”, vijon njoftimi.

Policia e Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre!