Ballina Politika Bardhi komenton pamjet virale: Nëse Basha do të shohë, do e lë...

Bardhi komenton pamjet virale: Nëse Basha do të shohë, do e lë telefonin aty që të mos lodhet duke zgjatur kokën…!

22
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur në lidhje me atë që ndodhi në seancën e fundit parlamentare, e cila ishte e para që u zhvillua pa tensione më më shumë se 5 muaj.

Bardhi komentoi një episod ku Lulzim Basha, i ulur ngjitur me të drejton shikimin nga celulari i kreut të grupit parlamentar.

Bardhi u shpreh se ai moment dukej si një cenim i privatësisë në mënyrë të panevojshme, por shtoi se në seancën e ardhshme do të lërë telefonin mbi tryezë në mënyrë që Basha “të mos lodhet duke zgjatur kokën”.

“E konsideroj të panevojshme show-n që bëri kolegu Basha gjatë ditës së enjte. Për dy vite nuk ccoi përpara reformën zgjedhore, kur nuk kemi qenë fare pjesë e procesit dhe ai me Alibeajn ishin në komision. Ishte një teatër i panevojshëm në mendimin tim.

E kam parë videon ku Basha më sheh, duhet të pyesin Bashën se çfarë po shihte me aq kuriozitet te telefoni im. Dukej si një cenim i privatësisë së një kolegu në mënyrë të panevojshme. Nëse Basha do të shohë telefonin tim ia jap sepse nuk kam gjë për të fshehur dhe ai e di mirë këtë. Nëse do vazhdojë të ulet aty do e lë telefonin aty që të lexojë dhe mos të lodhet duke zgjatur kokën”, u shpreh ai