Ballina Rajoni Iu gjetën 17 kg marijuanë në banesë, arrestohet shqiptari në Selanik, ja...

Iu gjetën 17 kg marijuanë në banesë, arrestohet shqiptari në Selanik, ja ku e kishte fshehur drogën

17
0

Një 30 vjecar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Selanik, pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 17 kg marijuanë.

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe raporton se operacioni është zhvilluar nga policia e Kilkis në banesën e shqiptari në zonën e Neapoli – Sikeon në Selanik.

Në një kolltuk brenda banesës janë gjetur të fshehura 16 pako me 16 kg 751 gram marijuanë.

Në banesë është gjetur gjithashtu një peshore elektronike dhe 2 celularë që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.