Ballina Sport Angli – Brazil, Haselbank sherr me arbitrin e katërt në dhomat e...

Angli – Brazil, Haselbank sherr me arbitrin e katërt në dhomat e zhveshjes

16
0

Edhe pse i është bashkuar stafit të Sauthgejt vetëm në marsin e vitit të kaluar Xhimi Floid Haselbank është mjaft i përfshirë në projektin e “Tre Luanëve”.

Disa gazetarë, të pranishëm në “Wembley”, kanë raportuar se ish-sulmuesi holandez i Çelsit ka arritur deri aty sa të kapet me duar me arbitrin e katërt të miqësores mes Anglisë dhe Brazilit.

Vendimet e kryesorit nga Portugalia, Artur Soares Dias, kanë bezdisur tej mase Haselbank, i cili është ankuar te arbitri i katërt.

Për holandezin Brazili duhet që të mbyllte pjesën e parë me një lojtar më pak pasi ndërhyrjet e Paketa në dëm të Belingham ishin për katonë të verdhë.