Ballina Kosovë Beteja e UÇK-së, mbushen sot 26 vite nga Epopeja e Dukagjinit

Beteja e UÇK-së, mbushen sot 26 vite nga Epopeja e Dukagjinit

18
0

Mbushen sot 26 vite nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet “Epopeja e Dukagjinit”.

Me këtë rast, Komuna e Deçanit ka organizuar disa aktivitete që do të zhvillohen gjatë ditës. Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga Forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.