Ballina Rajoni Dridhet toka në Kroaci. Sipas të dhënave të para, epiqendra ka qenë...

Dridhet toka në Kroaci. Sipas të dhënave të para, epiqendra ka qenë në një thellësi prej 5.3 kilometrash

42
0

Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter goditi zonën e Kvarnerit në orën 10:21, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në juglindje të Rijekës, gjegjësisht 11 kilometra në veriperëndim të Crikvenicës, transmeton portali Index.

Sipas të dhënave të para, epiqendra ka qenë në një thellësi prej 5.3 kilometrash.