Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (25 mars). në qytetin e Elbasanit.
Automjeti me drejtues një 46-vjeçar ka përplasur një të moshuar, i cili po lëvizte me biçikletë.
80-vjeçari është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 17:45, në rrugën “Zogu i parë”, automjeti me drejtues shtetasin B. Rr., 46 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. K., 80 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. 80-vjeçari po merr asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan, ku është jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesin e automjetit shtetasin B. Rr., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.