Ballina Lifestyle Ende pa nisur reality show/ Robert Berisha nuk humbet kohë, nis flirtimet...

Ende pa nisur reality show/ Robert Berisha nuk humbet kohë, nis flirtimet e para në fermë

48
0

Mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP”, fermerët kanë patur një diskutim në dhomën e gjumit, ku rreth shtratit ishin mbledhur Dijonisi, Xhesika Polo, Çiljeta, Ditea dhe Roberti.

Ishte pikërisht ky i fundit që nisi diskutimet se në Fermë po nisin flirtet e para.

Ditea po tregonte për një nga eksperiencat e saj në televizion, ndërkohë që Roberti i heq flokët nga fytyra.

Kjo skenë nuk i ka shpëtuar Xhesikës e cila nuk ka humbur kohë për të nisur me ngacmimet.

“E di çfarë është konsensusi. Pyete a mund t’i prek flokët. Ku e di ti si i ka hallet ajo. Ndoshta është burri duke e pritur. Ndoshta është duke të pritur edhe ty ndonjë”, i drejtohet Xhesika-Robertit.

Ditea nuk ka reaguar për ngacmimet, por gjithsesi konfirmoi se nuk ka dikë që e pret jashtë. Edhe Roberti i dha shenjat e para gjatë bisedës.

Ditea: Kam qene në një emision, me një përsonazh që unë e dua shumë.

Roberti: Çfarë flet? Do të më bësh xheloz.

Kjo bisedë ka bindur Xhesikën e cila ka përfunduar:

“Besoj se jemi njohur mjaftueshëm për ti bërë disa batuta, por fakti është se ka një të vërtetë aty brenda. Me ato sytë e tua flirtues.”