Ballina Politika Fatos Lubonja: Arrestimi i Jorgo Goros u bë për të qetësuar Greqinë....

Fatos Lubonja: Arrestimi i Jorgo Goros u bë për të qetësuar Greqinë. E kam humbur besimin tek SPAK kur arrestoi Berishën

24
0

Analisti Fatos Lubonja është shprehur se arrestimi i kryetarit në detyrë të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, është bërë vetëm për të qetësuar Greqinë, për t’i treguar se në vendin tonë funksionin drejtësia.

Sipas Lubonjës, SPAK nuk i ka shkuar deri në fund mekanizmit. Ai thotë se nëse Prokuroria e Posaçme do të kërkonte drejtësi të plotë, Rama duhet të ketë frikë.

 “Ne nuk dimë nëse veprimi i SPAK është i pavarur apo SPAK vepron sërish me regji. Unë mendoj se Goro u arrestua më së shumti për të provuar që këtu vepron drejtësia dhe drejtësia vepron edhe me Jorgo Goron.

Pra, për të qetësuar Greqinë, për t’i dhënë një argument shtetit grek. Dyshimet sërish janë se SPAK vepron me regji të Ramës. I vetmi që ka garaci dhe mbështetje të kryeministrit është Artan Gaçi.

Ndërkohë, që Sali Berisha u arrestua vetëm pse ka ndryshuar një ligj. Nuk shikoj që SPAK të veprojë kështu edhe në këtë rast, ka prangosur vetëm Goron, nuk shkon tek ata që ndryshojnë ligjet.

SPAK nuk i ka shkuar mekanizmit deri në fund. Nëse SPAK do të kërkonte drejtësinë e plotë, Rama duhet të ketë frikë. Por, kemi arrestimin e Goros për të argumentuar “agresionin” e Greqisë.

Unë besoj se drejtësia është e kontrolluar dhe jo e pavarur”, u shpreh Lubonja në një lidhje live me studion e lajmeve në News24.