Ballina Politika Spahiu: Rama do pajtohet me kryeministrin grek në verë, pse nuk e...

Spahiu: Rama do pajtohet me kryeministrin grek në verë, pse nuk e shkarkoi Belerin

27
0

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se kryeministri Edi Rama do të pajtohet me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis në verë, pas tensioneve për çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Në një lidhje për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Spahiu tha se Rama nuk e shkarkoi Belerin pasi do të duhet fillimisht ta linte të betohej, gjë që sipas tij, do të bënte që ai të merrte kosto politike.

Ai tha gjithashtu se me mos-shkarkimin e Belerit, Rama e la një derë të hapur me Greqinë.

“Unë 3 muaj i jam përmbajtur vetëm një deklarate. Në verën e vitit 2024 e kam thënë se Rama do të mbyllë konfliktin me Athinën. Dhe ta kam thënë këtë bazuar në faktin se për herë të parë gjatë qeverisjes së tij, Rama nuk shpallte zgjedhjet në një bashki, pavarësisht arrestimit të kryetarit të Bashkisë.

E ka bërë këtë 5 herë gjatë qeverisjes së tij, bazuar në nenin 62 të ligjit për qeverisjen vendore, që për shkelje të Kushtetutës, qeveria shkarkon kryetarin e Bashkisë, për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Nëse e shkarkonte, duhet ta linte të betohej dhe nuk donte ta linte të betohej dhe pastaj ta shkarkonte, sepse nuk donte të merrte përgjegjësi politike, sepse donte që arrat politike t’i qërronte me duart e drejtësisë. E dyta është sepse e la një dritare të hapur me Greqinë”, tha Spahiu.