Ballina Aktualitet 26-vjeçari në gjendje të dehur shkakton aksident në Fier, 4 të plagosur

26-vjeçari në gjendje të dehur shkakton aksident në Fier, 4 të plagosur

19
0

Një aksident me pasojë 4 persona të plagosur ka ndodhur këtë të martë në Fier. Policia bën të ditur se për këtë rast ka arrestuar në flagrancë shtetasin O. G., 26 vjeç, banues në fshatin Dukas.

Sipas policisë, 26-vjeçari në gjendje të dehur në timon, ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një tjetër automjet. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 2 drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin O. G., 26 vjeç, banues në fshatin Dukas, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin H. A., 22 vjeç, banues në fshatin Dukas, si dhe një automjet të parkuar në rrugë. Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar drejtuesit e 2 automjeteve, shtetasit H. A. dhe O. G., si dhe 2 pasagjerë, shtetasit Y. Sh., 25 vjeç dhe A. N., 27 vjeç, të cilët jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.