Ballina Sport Gjermani/ Federata e Futbollit ndalon shitjen e fanellave me numrin 44

Gjermani/ Federata e Futbollit ndalon shitjen e fanellave me numrin 44

12
0

Përngjasimi i numrit 44 me “SS” e Hitlerit ka bërë as Federata Gjermane e Futbollit (DFB) t’i kërkojë Adidas ndalimin e fanellës me këtë numër, duke e hequr nga qarkullimi.

Veç saj, edhe numri 4 do ridizenjohet për shkak të kësaj ngjashmërie. “Ne gjithashtu do të bllokojmë personalizimin e fanellave në dyqanin tonë online”, tha zëdhënësi i Adidas, Oliver Bruggen për mediat.

Kjo përfshin ndalimin për tifozët që nuk do jenë në gjendje të printojnë një emër ose numër në një këmishë. Shoqata gjermane e futbollit DFB ka ndalur dorëzimin e fanellave me numrin 44.

Ata gjithashtu njoftuan se do ridizenjojnë numrin 4, si dhe do të kontrollojnë numrat nga zero deri në nëntë për mos pasur diçka që do kritikoheshin.

Përçarje e DFB me Adidas

Gjermania e futbollit, shtëpia e Adidas, kohët e fundit vendosi të kalojë nga Adidas te Nike nga viti 2027 e tutje. Vendimi mbyll një periudhë të gjatë me katër Botërorë, tre Euro dhe momente të panumërta historike për kombëtaren gjermane.

Mediet gjermane thonë se Nike i ofroi Gjermanisë një kontratë gati 108 milionë dollarë në vit për t’u bërë sponsori i saj teknik, dyfishi i asaj që ofroi Adidas. Përfaqësuesit e Nike dhe Adidas u befasuan nga marrëveshja. Adidas nuk kishte pritur konkurrencë, ndërsa Nike thuhet se ishte i befasuar që DFB do t’i kthente shpinën historisë së saj.