Ballina Rajoni Mediat kroate publikojnë foton e shkencëtares që humbi jetën në Majën e...

Mediat kroate publikojnë foton e shkencëtares që humbi jetën në Majën e Jezercës

36
0

Željka Lončarić është gruaja nga Kroacia që ka humbur jetën tre ditë më parë teksa ngjiste Majën e Jezercës në Shqipëri. Mediat në vendin e saj kanë publikuar fotografinë e saj dhe kanë zbuluar identitetin, teksa evidentojnë se ajo është një shkencëtare.

53 vjeçarja punonte në Departamentin e Biologjisë të Universitetit “Josip Juraj Strossmayer” në Osijek dhe kolegët kanë shkruar mesazhe ngushëllimi profilin e saj.

Mediat kroate shkruajnë se Željka Lončarić ishte e apasionuar pas eksplorimit të bukurive natyrore dhe shpesh bënte ngjitje në maja malesh, jo vetëm në vendin e saj. Ajo studioi në Osijek, në të njëjtin fakultet ku më vonë dhe u punësua.