Ballina Aktualitet Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, GJKKO dënon me 25 vite burg...

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, GJKKO dënon me 25 vite burg Klevis Allën, Altin Ndoci shpallet i pafajshëm

43
0

Gjykata e Posaçme ka dënuar dje me 25 vite burg Klevis Allën, për vrasjen e dy vëllezërve, Besmir e Viktor Haxhia në prill 2020 në Durrës. Ndërkohë, GJKKO ka dënuar me 6 vite burg, Besjan Xhixhën, për vrasjen e Bujar Çelës dhe vendosjen e eksplozivit në shtëpinë e Talos Çelës. GJKKO dha po ashtu 5 vite burg për Enver Divën, i përfshirë në vrasjen e Bujar Çelës më datë 17.09.2020, në Elbasan. Gjykata e Posaçme ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit të dyshuar për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdija. Po ashtu Ndoci akuzohet si pjese e vrasjes së Besmir dhe Viktor Haxhia. Implikimi i tij në këto krime doli pas dëshmisë së Klevis Allës. Në atë kohë ai rrëfeu se në ngjarje ka marrë pjesë edhe Altin Ndoci. Por ndryshe ka rrëfyer bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani i cili ka dëshmuar se Altin Ndoci nuk ka qenë i përfshirë në këto 2 vrasje në Durrës. Në të tilla kushte mbrojtja i kërkoi gjykatës pushim te akuzave, për të cilën gjeti miratim të togave të zeza.