Ballina Politika “Partia e tij nuk mund të mbijetojë”, politologu zbulon skenarin e Metës...

“Partia e tij nuk mund të mbijetojë”, politologu zbulon skenarin e Metës për të mbajtur në ‘këmbë’ Partinë e Lirisë: Po mundohet të ringrihet duke…

47
0

Politologu Alban Daci thotë se Partia e Lirisë, drejtuar nga Ilir Meta, nuk mund të mbijetojë e vetme në sistemin politik.

Në një intervistë televizive, Daci u shpreh se Meta ka mbetur në hije këtë periudhë.

“Kemi të bëjmë me një realitet, ku shumica e këtyre që na premtojnë një histori të re, janë aktorë të vjetër. Unë nuk mendoj se politikës shqiptare i mungojnë historitë e reja, i mungojnë aktorë të rinj, që kanë identitet të ri politik. Partia e zotit Meta, për shkak të natyrës që ka, është parti e qendrës, ajo është e detyruar që të ruajë identietin e saj. Por është parti që nuk mund të mbijetojë e vetme në sistemin politik. Meta po mendon për të ringritur forcën e tij politike, në një bashkëpunim me Berishën, figura e Metës ka mbetur në hije këtë periudhë. Tentativa e zotit Meta është të ngrejë një strukture që të mbijetojë në politikë.

Ky është sinjal i Metës që Meta nuk ka dalë nga sistemi politik. Meta po krijon terrenin për të qenë kandidat për kryeministër. Situata te Rithemelimi i jep më shumë hapësirë Metës. Meta po kërkon të rikthehet në cilësinë e kandidatit për kryeministër”, theksoi ai.