Ballina Kronika I dënuar me 2 vite burg për falsifikim dokumentesh për zhdoganimin e...

I dënuar me 2 vite burg për falsifikim dokumentesh për zhdoganimin e një automjeti, bie në pranga 50-vjeçari

12
0

Ka rënë në prangat e Policisë së Dibrës një 50 vjeçar i dënuar më parë për zhdoganimin e një automjeti si dhe falsifikim dokumentash.

Dibër/Vijon zbatimi i planit operacional mbarëkombëtar, i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

I dënuar nga Gjykata e Dibrës, me 2 vjet burgim, për falsifikim të dokumenteve për zhdoganimin e një automjeti, ndalohet 50-vjeçari.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Rinas, si dhe pas intervistimit të detajuar të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, u bë ndalimi i shtetasit Sefer Agasi, 50 vjeç.

Gjykata e Dibrës e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”. Në vitin 2016, ai ka paraqitur në PKK Bllatë, dokumente false, me qëllim zhdoganimin e një automjeti. Shtetasi Sefer Agasi do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim vuajtjen e dënimit.