Ballina Kuriozitete Pse tërmeti i fuqishëm në Tajvan ngre shqetësime te gjigantët teknologjikë?

Pse tërmeti i fuqishëm në Tajvan ngre shqetësime te gjigantët teknologjikë?

12
0

Së fundmi, Tajvani është goditur nga një tërmet me magnitudë 7.4 ballë, i konsideruar si tërmeti më i fuqishëm në rajon gjatë 25 viteve të fundit.

Ndërsa të gjithë shqetësohen për numrin e viktimave njerëzore të kësaj tragjedie dhe koston e rindërtimit të vendit, të tjerë shqetësohen edhe për dëmet serioze të kompanisë lidere në botë të çipave, TSMC, dhe se cili mund të jetë efekti i saj te klientë si Apple, MediaTek, AMD dhe Qualcomm.

Bëhet e ditur se TSMC ndodhet në anën e kundërt të ishullit nga ku ishte epiqendra e tërmetit, pozitë kjo e cila ia mundësoi asaj të shpëtojë pa pësuar dëme serioze.

Megjithatë, dridhjet janë ndjerë në zyrë dhe fabrikat e kompanisë, duke shkaktuar kështu tronditje te punëtorët të cilët më pas u evakuuan. TSMC më vonë i ktheu ata të sigurt në punë.

Edhe pse kompania nuk pësoi dëme serioze, ajo raportoi për disa dëmtime në pajisjet e saj për prodhimin e çipave.

“Një numër i vogël mjetesh u dëmtuan në objekte të caktuara, duke ndikuar pjesërisht në funksionimin e tyre. Megjithatë, nuk ka dëmtime në mjetet tona kritike”, tha kompania.

Por, sipas analistëve, do të duhen javë të tëra që kompania të rikuperohet nga mbyllja që zgjati disa orë, shkaku i numrit të madh të çipave që kanë mbetur pa prodhuar gjatë asaj kohe. Ndikimi i përgjithshëm në kompani mund të jetë një ulje prej 60 milionë dollarësh në fitimet e tremujorit të dytë të vitit 2024.

Çfarë ndodh herën tjetër që një tjetër tërmet i madh godet Tajvanin?

“Unë besoj se është një kërcënim ekzistencial. Nëse prodhimi ndalon, kjo do të ishte shkatërruese”, tha David Bader nga Instituti për Shkencën e të Dhënave në Institutin e Teknologjisë në New Jersey, duke theksuar se TSMC është përgjegjëse për prodhimin e 90 për qind të çipave më të avancuar në botë.