Ballina Politika Kreu i PL kërkon të shkojë në burg te Beleri, Meçe: Meta...

Kreu i PL kërkon të shkojë në burg te Beleri, Meçe: Meta Lodër e Berishës, e ka vënë me shpatulla pas murit

14
0

Analisti  Arben Meçe në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News, foli për kërkesës e Ilir Metës dhe Petrit Vasilit SPAK-ut, për të takuar Fredi Belerin në burg.

Sipas Meçes, Meta po përdoret si lodër nga ish-kryeministri Sali Berisha, për shkak të dyshimeve që ngjalli zgjedhja e kryebashkiakes së re të Himarës.

“Lëvizja e sotme ka dy pista. Ajo ligjore dhe politike. Në listën ligjore Beleri është i dënuar. Ajo që e integron situatën nuk është situata ligjore por ajo politike, çfarë e shtyn Metën të takojë Belerin. Deri më tani Bleri është njeri më antishqiptar. Është një nga gabimet më të mëdha që ka bërë PD dhe PL, që kanë nxjerrë Belerin si kandidaturë.

Këtë lëvizje të Metës nuk jam në gjendje ta argumentoj, Meta këtë lëvizje po e bën në kuadër të një kërcënimi që i është bërëm Mta po luan kartat e veta, kush po e imponon? Besoj Berisha, zgjedhja e kryebashkiakes së Himarës ngjalli dyshime. Kjo ka tronditura marrëdhëniet mes Berishës dhe Metës. Berisha e ka vënë pas shpatullave Metën.

Kjo është një faturë që Meta merr, bën mirë që të paguajë koston e këtij takimi, sesa të marrëdhënies me Berishën.”, tha ai.