Ballina Kronika Po lëvizte me biçikletë, i moshuari aksidentohet nga një automjet

Po lëvizte me biçikletë, i moshuari aksidentohet nga një automjet

18
0

Një mjet me drejtues një 29-vjeçar ka aksidentuar një 70-vjeçar që po lëvizte me biçikletë, në Shkodër.

I moshuari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Rreth orës 08:40, në rrugën “Gjuhadol”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 29  vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. N., rreth 70 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Shtetasi P. N. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.