Ballina Aktualitet Si është raporti i tij me mediat dhe gazetarët? Ja si përgjigjet...

Si është raporti i tij me mediat dhe gazetarët? Ja si përgjigjet kreu i SPAK Altin Dumani

52
0

Kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani u pyet nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë edhe për raportin e tij dhe institucionit që ai drejton me mediat dhe gazetarët.

Dumani:
Lidhur me mediat, ne kemi pasur komunikim  korrekt, gazetarët e Kronikës kanë qenë disa herë në ambientet e SPAK.

Kam mbajtur takime Off rekord me ta. Edhe kur kandidova pata parashikuar platformën time.

Kanë qenë të lirë që të gjithë të adresojnë pyetje, unë i jam përgjigjur të gjitha pyetjeve duke ruajtur sekretin hetimor.

Ne komunikojmë lidhur me veprimtarinë e institucionit nëpërmjet njoftimve për shtyp.

Patjetër qeë komunikimet bëhen duke gjetur balancën nëpërmjet informimit dhe sekretit.

Ka pasur gazetarë që përpiqen të bëjnë investigime dhe raporte dhe ne i kemi furnizuar me informacione.
Nuk e pranoj atë që thoni se jam hermetik.