Ballina Politika “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”, Balla: Janë ndaluar 33 shtetas të...

“Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”, Balla: Janë ndaluar 33 shtetas të përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale

34
0

Policia e Shtetit vazhdon operacionet kombëtare “SUNDIMI I LIGJIT” dhe “TEMPULLI 2” në të gjithë territorin e vendit. Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh dje se gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit “ka ndaluar 33 shtetas të përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale, kryesisht prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje, vjedhje, kontrabandë mallrash e tjera. Është ndërhyrë në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e konflikteve në disa raste, fenomen i cili kërkon më shumë angazhim në të gjithë territorin.” “Gjithashtu falë bashkëpunimit të Departamentit të Policisë Kriminale me Policinë italiane u bë i mundur gjetja dhe ndalimi i një personi shumë të kërkuar, i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare”, shprehet ministri Balla.