Ballina Aktualitet Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, radhë kilometrike automjetesh në të...

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, radhë kilometrike automjetesh në të dyja anët, bllokohet aksi nacional Tiranë- Dibër

22
0

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Tiranë-Dibër, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh. Aksidenti është regjistruara rreth 30 minuta më parë në by-passin e mesëm të Qafë Murrizit. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Aksidenti ka shkaktuar një varg makinash prej rreth 2 km në të dyja anët e rrugës, duke bërë që dhjetëra shoferë të presin. Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për sqarimin e rrethanave.