Ballina Politika Analisti jep deklaratën e fortë: Në shtator krijohet një forcë e re...

Analisti jep deklaratën e fortë: Në shtator krijohet një forcë e re opozitare në Parlament

21
0

Opozitën nuk e bashkon dot as Ilir Meta dhe as Sali Berisha.

Ajo që po ndodh sot në kampin e opozitar mund të shikohet si mundësi të krijimit te një force të re politike opozitare në shtator.

Këtë deklaratë Platon Nesturi e ka bërë në emisionin “3D”.

“Opozita nuk bashkohet dot as nga Ilir Meta dhe nga Sali Berisha apo që të bëhen bashke në një emër tjetër për të qenë kandidat për kryeministër”.

Në këtë kontekst Nesturi shtoi se, “ne dëgjojmë vetëm deklaratat opozitare të z. Basha, z.Berisha z. Meta, apo dhe z. Bardhi por ka shumë ujëra që lëvizin nën tokën e opozitarizmit.

Madje, shtoi ai, dhe brenda grupit të Rithemelimit që ju bashkuan z. Bardhi kemi qëndrime deputetësh që kanë qëndrime të ndryshme me grupin.

“Opozita nuk bashkohet dot as nga Ilir Meta dhe nga Sali Berisha apo që të bëhen bashke në një emër të përbashkët për kandidat për kryeministër. Ka tentativa sot që nëse kjo dështon do të shkoi dhe në krijimin e një force të re politike që mund të marr deputet nga z. Bardhi dhe në shtator do të jetë një parti parlamentare”, tha ai.