Ballina Kulturë Ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa interpreton poemën “Bagëti e Bujqësi”

Ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa interpreton poemën “Bagëti e Bujqësi”

24
0

Ylli i kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, ka rrëqethur të gjithë publikun me interpretimin e vargjeve të të madhit Naim Frashëri, poemën “Bagëti e Bujqësi” në studion e emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Artistja e madhe, Xhepa ka thënë se është ngjitur për herë të parë në skenë me këtë poemë, me recitimin e së cilës na emocionoi të gjithëve.

Alketa Vejsiu: Shumë shkrimtarë dhe poetë kanë pasur nderin që ata që kanë shkruar, t’i kenë parë të interpretuara prej jush. Më sill diçka të bukur të lutem për këta fëmijë.

Margarita Xhepa: Unë ngjitur në skenë për herë të parë me poezi, atë të poetit të madh Naim Frashëri “Bagëti e Bujqësi” dhe tani e mbaj mend akoma.

Alketa Vejsiu: A ju ka dhënë Shqipëria ju atë që ju meritoni?

Margarita Xhepa: Besoj se po. Na ka nderuar, dekoruar me çmime të larta, faleminderit shumë.