Ballina Kronika Krujë/ Dronët e policisë e filmuan teksa mbillte kanabis në pyll, arrestohet...

Krujë/ Dronët e policisë e filmuan teksa mbillte kanabis në pyll, arrestohet 39-vjeçari

15
0

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Picrragë.

39-vjeçari i identifikuar me inicialet D.S. u filmua nga dronët e policisë teksa mbillte 23 bimë narkotike kanabis.

“Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 39 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky shtetas, ka kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Picrragë, Krujë. Gjatë kontrollit në këto parcela, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 23 bimë të dyshuara narkotike kanabis”,-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.