Ballina Europë Lufta me Moskën, kancelari gjerman Scholz bën thirrjen e fortë në ndihmë...

Lufta me Moskën, kancelari gjerman Scholz bën thirrjen e fortë në ndihmë të Kievit

45
0

Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri thirrje vendeve evropiane që të mbështesin Ukrainën me më shumë pajisje ushtarake nga depot e tyre të armëve.

Gjermania do t’i sigurojë Ukrainës një sistem të tretë të mbrojtjes ajrore Patriot nga inventari i saj, kujtoi Scholz gjatë një vizite në Lituani, duke nënvizuar se “për ne ky është një sinjal shumë i qartë dhe se jemi gati të ndihmojmë aty ku mungojnë municionet, artileria dhe armët”.

“Ne nuk mund të presim derisa të prodhohen sisteme të reja, por duhet t’i sigurojmë Ukrainës më shumë opsione të mbrojtjes ajrore nga rezervat ekzistuese”, shtoi ai.