Estudiantes fitoi Kupën e Ligës së Argjentinës të dielën, duke mundur Vélez në penallti, por festa përfundoi në mënyrën më të keqe për një nga lojtarët titullarë në atë ndeshje.
Tiago Palacios, mesfushori 23-vjeçar uruguajan që luajti 75 minuta në ndeshjen e djeshme, pësoi një aksident të rëndë automobilistik në orët e para të mëngjesit kur po kthehej nga festa, teksa makina e tij u përplas me një karburant në periferi të Buenos Aires.
Pas aksidentit, Palacios shpëtoi i padëmtuar, ndryshe nga një grua, punonjëse në atë hapësirë, e cila pësoi lëndime të lehta.
Për t’i bërë gjërat më keq, lojtari uruguaian iu nënshtrua më pas një testi alkooli në vend, i cili zbuloi një nivel të alkoolit në gjak prej 1.84 g/l, kjo në një provincë që ka pasur një ‘politikë’ të rreptë kundër alkoolit që nga viti i kaluar.
¡CHOCÓ TIAGO PALACIOS! Horas después de consagrarse campeón con Estudiantes, el jugador tuvo un accidente al impactar contra un surtidor. Salió ileso, pero una empleada tuvo que ser asistida por lesiones leves. pic.twitter.com/bd7Aj7XOzI
— SportsCenter (@SC_ESPN) May 6, 2024