Ballina Europë E trishtë/ Mësuesja shqiptare ndahet nga jeta në moshë të re pas...

E trishtë/ Mësuesja shqiptare ndahet nga jeta në moshë të re pas një sëmundjeje të rëndë

17
0

E shtuna që lamë pas ishte një ditë e trishtë për komunitetin shqiptar në Itali, por edhe për gjithë qytetarët e shkollës së mesme Guastalla, pasi u nda nga jeta në mohsë të re mësuesja me origjinë nga Shkodra, Klara Shestani, e cila ishte shumë aktive në famullinë e Poviglio sëbashku me bashkëshortin Paolo Capece.

Klara u nda nga jeta në moshën 42-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, duke lënë pas 3 fëmijë, ku më e vogla ishte 5 vjeç dhe dy djem më të mëdhenj të moshës 15 dhe 17-vjeç.

Mediat italaine bëjnë me dije se Klara kishte mësuar për sëmundjen e saj para para Pashkëve dhe nga 1 prilli, ajo ka qenë e detyruar të mungojë në shkollë: në Ferrante Gonzaga di Guastalla kanë mbetur të shokuar pasi askush nuk imagjinonte që epilog të kësaj natyre.

“Ishte një person i matur, i jashtëzakonshëm për kompetencat dhe humanizmin”, kujtojnë kolegët.

Klara ishte një besimtare e devotshme dhe ka ndihmuar vazhdimisht famullinë e Poviglio. Ajo angazhohej edhe pas shkollës për ti mësuar italisht të huajve. Paralelisht, përgatiste familjet me rastet e pagëzimeve dhe kishte në vëmendje katekizmin për të rriturit.

“Ishte një pikë referimi e çmuar për Qendrën e Misionarëve. Ajo u mësonte elemente të gjuhës dhe kulturës shqiptare murgeshave dhe laikëve që do të udhëtonin për në vendin e saj të origjinës”, Kujton Andrea Bonati. “Edhe kohët e fundit, kishte mikpritur në shtëpinë e saj një murgeshë që po përgatitej të nisej”, shton don Alberto Nicelli.

Me origjinë nga Shkodra, Klara kishte studiuar letërsi në Universitetin e Gracit në Austri. Para Guastalla, ka punuar edhe në shkolla të tjera, mes të cilave edhe atë në Gattatico. Bashkëshorti Paolo, është një mësues matematike dhe familja Capece është shpirti i skautëve në Poviglio.