Ballina Bota “Melania dhe unë nuk flemë në të njëjtën dhomë!”/ Detaje nga dëshmia...

“Melania dhe unë nuk flemë në të njëjtën dhomë!”/ Detaje nga dëshmia e ish-p*rnostares në gjyqin ndaj Donald Trump: Më tha…

19
0

Të tjera detaje janë zbardhur nga dëshmia e ish-ylli i pornos, Stormy Danielas, e cila dëshmon sot në gjykatën e Nju Jorkut në gjyqin penal të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Aktorja, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, e filloi dëshminë e saj duke folur për vitet e para të punës si striptiste.

Më tej ajo u ndal te komunikimet e saj me Trump pas takimit me të në turneun golfit, si edhe mesazhin që kishte marrë për të darkuar me ish-presidentin. Ajo tregoi se fillimisht nuk pranoi, por menaxheri i saj i tha të shkonte në darkë, duke pasur parasysh statusin e famshëm të Trump.

Gjykatës iu shfaq gjithashtu fotografia e famshme e Stormy Daniels dhe Donald Trump në një dyqan dhuratash në resortin Lake Tahoe, ku ata u takuan në vitin 2006.

Stormi Daniels më pas foli për takimin me Trump në darkë, ku siç tregon ajo, kur ishte për herë të parë tek suita e tij e hotelit, ai kishte veshur pizhame mëndafshi ose sateni. Ajo tha se i kërkoi t’i ndërronte dhe ai u kthye me rroba të ndryshme.

Stormy Daniels shtoi se gjatë darkës së saj me Trump, ajo e pyeti atë për gruan e tij. Ai i tha asaj të mos shqetësohej sepse të dy ata “as nuk flenë në të njëjtën dhomë”.

Kujtojmë se Trump dhe Melania u martuan në vitin 2005, një vit para këtij takimi.

Trump, teksa dëgjonte këtë dëshmi, sipas mediave të huaja mbylli sytë, tundi kokën dhe u pëshpëriti avokatëve të tij ndërsa Daniels fliste.

Në një moment gjatë darkës së tyre, Daniels tha se Trump i sugjeroi asaj të shfaqej në reality show ‘The Apprentice’.

Daniels dëshmoi se ajo nuk mendonte se ishte e arsyeshme që një rrjet i madh të lejonte një yll porno të ishte në shfaqje.

Por, Daniels vuri në dukje se Trump iu përgjigj se ajo i kujtoi vajzën e tij Ivanka, duke i thënë asaj se dhe atë njerëzit gjithashtu e nënvlerësonin sepse ishte e bukur.