Ballina Lifestyle Besa Kokëdhima zbulon veshjen në Eurovision. Tregon edhe dy mënyrat për të...

Besa Kokëdhima zbulon veshjen në Eurovision. Tregon edhe dy mënyrat për të votuar “Titan”

84
0

Emocionet sa vijnë edhe shtohen, teksa të gjithë presim natën e dytë gjysmë finale të Eurovision, kur do të ngjitet në skenë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Besa Kokëdhima. Në një video-mesazh ekskluziv për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, Besa ka ndarë emocionet e këtij rrugëtimi e po ashtu tregon edhe detaje nga veshja që ajo do të ketë mbrëmjen e 9 majit.

Këto ditë kam qenë shumë e angazhuar, kam përjetuar emocione shumë të bukura. Jemi në një lloj disipline të hekur, kështu që nuk është gjithmonë shumë e pëlqyeshme, por jam shumë e lumtur sepse më në fund e gjithë puna që kemi bërë po vjen momenti të realizohet. Edhe koncertet që kemi realizuar për mua kanë qenë shumë emocionuese. Pritshmëria ime e parë është që performanca jonë të jetë dinjitoze  dhe në një nivel të krahasueshëm me shtete e mëdha që marrin pjesë në këtë kompeticion, të ketë një nivel të lartë artistik dhe pritshmëria që besoj e ka çdo artist pjesëmarrës është patjetër të dal në finale dhe t’i bëj të gjithë bashkëkombësit tanë krenarë.

Një detaj që mund të zbulojmë ekskluzivisht është që veshja në mbrëmjen e 9 majit do të vishet për herë të parë në provat gjeneralë dhe nuk është asnjë nga veshjet që janë realizuar provat deri tani. Nga pak na ka shijuar t’i bëjmë njerëzit pak kuriozë dhe pak lëmsh fansat e Evrovizionit”, u shpreh këngëtarja.

Besa i ftoi të gjithë shqiptarët të votojnë “Titan”, teksa tregon edhe dy mënyrat sesi mund të votohet për Shqipërinë.

Dëshiroj t’i ftoj të gjithë Shqiptarët të votojnë për “Titan” dhe Shqipërinë. Dy janë mekanizmat si mund të votojnë. Në mbrëmjen kur unë këndoj, 9 maj, nëse ata ndodhen në ato shtete që marrin pjesë në atë mbrëmje, ata mund të votojnë pas përfundimit të mbrëmjes me kodin -2, ndërsa ata që ndodhen në vende të tjera që nuk janë vendet që marrin pjesë në atë mbrëmje, mund të votojnë në esc.vote, duke filluar që nga 8 maji, ora 00:00. Votoni Titan, votoni Shqipërinë!“, bëri thirrje këngëtarja.

Shqipëria konkurron ne Eurovision mbrëmjen e 9 majit, ku sipas renditjes që përcaktoi shorti, Besa Kokëdhima do të ngjitet në skenë e dyta, me një këngë premtuese, të mirëpritur nga publiku. Gjysmëfinalja e pare e Eurovision u transmetua drejtpërdrejtë në RTSH 1, RTSH Muzike dhe Radio Tirana 1.

Finalja e madhe e Eurovision 2024 mbahet në datën 11 maj dhe në skenë do të ngjiten vetëm 16 përfaqësues shtetesh. Ndaj ndiqni magjinë e muzikës në netët e Eurovision, vetëm në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.